Në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, me 61 vota për, asnjë abstenim, asnjë kundër, është miratuar projekt-rezoluta për adresimin e rritjes së çmimeve e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje(LVV).
Përveç kësaj rezolute, në këtë seancë kanë kaluar edhe një sërë projektligje, një ndër to edhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, po ashtu edhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike-KOSTT, Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor, Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, dhe është bërë ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Me këto, seanca kanë përfunduar punimet, duke filluar me shqyrtimin e pikave të papërfunduara nga seancat e 28 dhe 29 korrikut.