Miratohet rezoluta për Specialen, LDK-ja s’merr pjesë në votim

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota për dhe 1 kundër rezolutën e paraqitur nga PDK-ja, e cila kërkon angazhim dhe respektim të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Rezoluta, e cila përmban shtatë pika, kërkon që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të veprojnë në përputhje të plotë me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare, duke siguruar një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm. Ajo thekson rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe besimit të publikut në drejtësi.

Propozimi i LDK-së për përfshirjen e një paragrafi lidhur me zbardhjen e vrasjeve pasluftës nuk u përfshi, dhe si rrjedhojë ky subjekt politik nuk mori pjesë në votim.

Ndërsa deputeti i VV-së Fato Geci votoi kundër.

Të fundit nga rubrika