“Mjaft është mjaft”, Çitaku: Egoja e Kurtit më e madhe se Kosova, vendi po shkon drejt kolapsit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka folur para mediave pas dështimit të 35-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti, për bllokadën institucionale që, sipas saj, po e çon vendin drejt një kolapsi të përgjithshëm.

“Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja është më e madhe se Kosova. Ambicia është më e madhe dhe më e rëndësishme se demokracia”, deklaroi Çitaku, duke vënë në pah se interesat personale po vendosen mbi interesin e shtetit.

Ajo kërkoi reflektim urgjent nga Vetëvendosje dhe paralajmëroi për pasojat serioze që po i shkaktohen vendit si pasojë e kësaj situate.

“Kjo situatë duhet të marrë fund dhe presim nga VV-ja që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit, çdo ditë kemi lajme për dëm të pariparueshëm që kjo situatë po i shkakton ekonomisë. Dje pamë lajme të frikshme për krizë buzë kolapsit në sektorin e energjisë. Mjaft është mjaft”, u shpreh Çitaku.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika