Mjekët japin alarmin për “gripin e domates”, dhjetëra fëmijë të prekur nga infeksioni ngjitës

Që nga maji i këtij viti 82 fëmijë nën moshën 5-vjeçare janë diagnostikuar me gripin e domates. Pacientët të prekur me këtë infeksion vuajnë nga temperaturat e lartë dhe dhimbje të forta kyçesh, lodhje dhe diarre

Infeksioni shkakton një shpërthim të flluskave të dhimbshme nëpër trup të pacientëve.

Pacientët me këtë infeksion vuajnë nga temperaturat e lartë dhe dhimbje të forta kyçesh, lodhje dhe diarre.

Sipas mjekëve ky infeksion është ngjitës, dhe përhapet lehtë. Fëmijët janë në rrezik më të madh të ekspozimit ndaj gripit të domates pasi infeksionet virale janë të zakonshme në këtë grupmoshë dhe përhapja ka të ngjarë të jetë përmes kontaktit të ngushtë.

Fëmijët e vegjël janë të prirur ndaj këtij infeksioni përmes përdorimit të pelenave, prekjes së sipërfaqeve të papastra, si dhe vendosjes së gjërave direkt në gojë. Nëse shpërthimi i gripit të domates te fëmijët nuk kontrollohet dhe parandalohet, transmetimi mund të çojë në pasoja serioze duke u përhapur edhe te të rriturit.

Aktualisht nuk ka asnjë test apo trajtim për virusin, ka raportuar Living.

Mjekët thonë se të gjithë pacientët duhet të izolohen për pesë deri në shtatë ditë që nga fillimi i simptomave dhe duhet të pushojnë, të pinë shumë lëngje dhe të marrin paracetamol. Virusi u zbulua për herë të parë në Kollam, Kerala lindore më 6 maj, dhe rasti i fundit ishte më 26 korrik. Infeksionet janë regjistruar në tre pjesë të tjera të Kerala – Anchal, Aryankavu dhe Neduvathur.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika