Mjeku i akuzuar për sulm fizik largohet nga puna; Ai e ankimon vendimin 

Qendra Klinike dhe Spitalore Universitare e Kosovës (QKUK) ka ndërprerë marrëdhënien e punës me Dr. Betim Morinën pas akuzave serioze të sulmit fizik dhe dëmtimit të pronës

Qendra Klinike dhe Spitalore Universitare e Kosovës (QKUK) ka ndërprerë marrëdhënien e punës me Dr. Betim Morinën pas akuzave serioze të sulmit fizik dhe dëmtimit të pronës.

Incidentet, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e komunitetit mjekësor dhe të publikut, përfshijnë një sulm fizik ndaj një personi brenda hapësirave të QKUK-së më 17 Tetor 2023, si dhe dëmtimin e pronës së institucionit në një rast tjetër më 20 Mars të vitit të njëjtë.

Video

Sipas burimeve të brendshme, në QKUK është zhvilluar një procedurë disiplinore që ka rezultuar në marrjen e vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Morinën. Vendimi me nr. 39, i datës 08 Shkurt 2024, u bazua në vlerësimin e provave që argumentojnë shkeljet e bëra nga mjeku. Ndërkohë Dr.Morina e ka ankimuar vendimin për largim nga puna në shkallë të dytë.

Në anën penale, hetimet ndaj Dr. Morinës për këto vepra janë duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Pas incidentit të sulmit fizik, që rezultoi me lëndime të rënda trupore për viktimën, Dr. Morina u arrestua dhe iu vendos masa e paraburgimit për një muaj. Sipas Kodit Penal të Kosovës, neni 186, për veprën penale të lëndimit të rëndë trupor, dënohet me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vite.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika