Mjeku që dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë me autizëm, s’ka licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve

Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani, për të cilin është raportuar se ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 5-vjeçar me autizëm, nuk ka licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve. Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për të caktuar paraburgim për të dyshuarin që dyshohet se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor





Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani, për të cilin është raportuar se ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 5-vjeçar me autizëm, nuk ka licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve.

Kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemi, në një prononcim për RTV Dukagjini, ka thënë se i njëjti nuk figuron në regjistrin e anëtarësisë së OIK.

“Ky fare nuk është anëtar i yni, ne nuk kemi obligim ndaj tij. Nuk figuron në regjistrin tonë të anëtarësisë”, ka thënë Rrustemi.

Në rrjete sociale ka qarkulluar edhe videoja ku dëgjohet se si logopedi ka keqtrajtuar fëmijën me autizëm, teksa po e trajtonte në qendrën rehabilituese defektologjiko-logopedike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai është arrestuar të shtunën rreth orës 12:56, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë, nën dyshimin se ka kryer veprën “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti fillimisht u sulmua nga dy persona meshkuj kosovarë, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore, dhe të njëjtit janë arrestuar.

Lidhur me rastin Portali Dukagjini ka kontaktuar kryeprokurorin e Gjilanit, Arben Kadriu.

Ai ka thënë se Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë ndaj Gjykatës Themelore në Gjilan, për t’i caktuar masën e paraburgimit personit që dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë me autizëm.





Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika