MMPHI do t’i mirëmbajë gjatë dimrit rrugët lokale në komunat veriore

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Hysen Durmishi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Durmishi thotë se sipas memorandumit, MMPHI-ja ka marrë përsipër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq.

“Të gjitha rrugët në veri do t’i mirëmbajë MMPHI. Sot kemi nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit. Ministria ka marrë përsipër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në këto katër komuna. Gjatësia totale e këtyre rrugëve që do të mirëmbahen është mbi 300 km”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika