“Moderna” padit “Pfizer” për teknologjinë e vaksinës Covid

Kompania amerikane e barnave "Moderna", ka paditur kompaninë "Pfizer" dhe partnerin e saj gjerman "BioNTech" për shkelje të patentave në zhvillimin e vaksinës së parë Covid-19.

Ilustrim

Kompania “Moderna” ka paditur “Pfizer” dhe partnerin e saj gjerman “BioNTech” për shkelje të patentave në zhvillimin e vaksinës së parë Covid-19.

Por, “Pfizer” ka thënë se kompania nuk kishte marrë ende dokumentet ligjore dhe nuk është në gjendje të komentojë për këtë veprim të kompanisë “Moderna”.

Në një deklaratë, kompania e barnave “Moderna” ka theksuar se “Pfizer” dhe “BioNTech” ka kopjuar dy lloje të pronësisë së saj intelektuale. Njëra përfshinte një strukturë mRNA që “Moderna” ka thënë se shkencëtarët e saj kishin filluar ta zhvillonin në vitin 2010 dhe ishin të parët që vërtetuan në provat njerëzore në 2015.

Ndërsa shkelja e dytë e supozuar përfshin kodimin e proteinës së majës në pjesën e jashtme të vetë virusit, raporton BBC.

“Ne po i ngremë këto padi për të mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA, të cilën e kemi nisur, investuam miliarda dollarë në krijimin dhe patentuar gjatë dekadës para pandemisë Covid-19”, kishte deklaruar shefi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bancel.

Ndryshe, padia, e cila kërkon dëme të paspecifikuara financiare, është ngritur në SHBA dhe Gjermani.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika