Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontratë me Mercedes-Benz për furnizimin me kamionë taktikë

Në kuadër të Forumit të Sigurisë së Mynihut, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, zhvilloi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Mercedes-Benz, Dennis Kinzelmann, dhe Drejtorin e Shitjeve për sektorin e mbrojtjes, Daniel Zittel.

Sipas njoftimit, bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Mercedes-Benz konkretizohet përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë, njofton Dukagjini.

Kjo marrëveshje pritet të përforcojë kapacitetet operacionale dhe të modernizojë flotën ushtarake të Kosovës.

“Ky partneritet strategjik tregon përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për të ndërtuar bashkëpunime të qëndrueshme me prodhues lider ndërkombëtarë në industrinë e mbrojtjes, me qëllim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale të forcave të armatosura”,thuhet ne njoftim.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika