Molliqaj: Ekonomia u rrit, inflacioni po rritet, pagat jo

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i rrisë pagat e punëtorëve

Kryetar i PSD-së, Dardan Mulliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij, nuk është duke e menaxhuar krizën ekonomike në mënyrën e duhur.

Sipas të parit të PSD-së, rritja e pagave duhet të jetë e domosdoshme dhe kjo duhet të bëhet me Ligjin e Pagave, i cili sipas tij, po zvarritet.

“Rritja e pagave është domosdoshmëri – siç është edhe Ligji i Pagave, i cili po zvarritet -, sepse qytetarët kanë nevojë për zgjidhje dhe jo për lëmoshë. Rritja ekonomike apo bonuset edhe mund të duken bukur në letër, por pa masa të duhura mirëqenieje nuk sjellin e as nuk e kompensojnë mirëqenien që po e gëlltit inflacioni çdo muaj”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Në fund, Molliqaj ka thënë se “Sado kokëfortë të jetë qeveria, kërkesat e drejta të punëtorëve janë më të forta”, dhe se pagat do të rriten “për shkak të rezistencës”, së punëtorëve.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika