Molliqaj: Kryeministri amnestoi të gjithë, kjo situatë punon për orën e Asociacionit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se situatat e krijuara në vend të pasuara me akuza dhe tensione, punojnë në “orën e Asociacionit”

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se ndonëse ishte gjyqtari ai i cili “liroi” një person, ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai i cili sipas tij, “i amnestoi të gjithë”.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se në prag të gjërave që ndodhin, është arrogance e Kurtit ajo që vihet re e që sipas tij, punon në “përshpejtimin” e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kryeministri amnestoi të gjithë. Sot, çka përbën lajm nuk është lirimi në arrest shtëpiak i Pantiqit, por garancia dhe ndërhyrja e kreut të shtetit te organet e drejtësisë që të mos ketë ndjekje ligjore për ata që vendosen barrikadat. Vendimi i parë po konsiderohet tradhti, ndërsa vendimi i dytë heroizëm. Në fund të ditës, gjyqtari “liroi” NJË. Por ama kryeministri i amnestoi TË GJITHË. Mbani mend, si rregull, sa herë bëhet një koncesion apo planifikohet të ndodh, së pari do t’i dëgjojmë sulmet dhe arrogancën nga kryeministri. Çdo lëshim pe nga pozicionet fillestare, pasohet me tensione dhe akuza. Ato janë lajmëtaret e para. Krejt kjo situatë punon për orën e Asociacionit. Dhe sa më shumë këso skena e skenare, aq më e paevitueshme ndarja etnike – territoriale. Kurti këtë e dinë i pari”, ka shkruar Molliqaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas raportimit se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, është shprehur kureshtar se cili prokuror e ka shtruar këtë kërkesë dhe cili gjyqtar e ka aprovuar atë.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak, jam kureshtar se cili është ai prokuror që e bën kërkesë dhe cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”, është shprehur Kurti.

Avokati i Dejan Pantiqit, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

“Policia [e Kosovës] është e obliguar që të transferojë Patiqin në adresën ku ai jeton”, tha ai.

Ndryshe, ish-polici serb, Pantiq u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës.

Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika