Molliqaj për Specialen: Ka një kallabllëk interpretimesh krejtësisht politike

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Molliqaj ka thënë se është rivërtetuar disa herë që Gjykata  Speciale ka një tendencë krejt kriminalizimit të luftës së UÇK-së

“Ka një kallabllëk interpretimesh krejtësisht politike, le që nuk guxon gjykata ti bëjë e aq më pak trupi gjykues në vendim fajësues për një të akuzuar siç është Mustafa”.

Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj gjersa citonte fjalët e gjykatëses e cila theksonte se një vendim i tillë nuk ishte kundrejt UÇK-së.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Molliqaj ka thënë se është rivërtetuar disa herë që Gjykata  Speciale ka një tendencë krejt kriminalizimit të luftës së UÇK-së.

“Është rivërtetuar që vendimet e Gjykatës Speciale dhe këtyre dhomave janë vendime problematike sa u përket konventave ndërkombëtare dhe ligjeve ndërkombëtare për krimet gjatë luftës. Ne besojmë e lufta e UÇK-së është e drejt. Nuk merremi me termat ‘luftë e pastër’, ‘luftë e papastër’, lufta e UÇK e drejtë ka qenë dhe tendenca kryekuput e kësaj gjykate dhe këtyre Dhomave të Specializuara është për ta ndërruar këtë përpjekje dhe për ta përbaltosur  e për ta kriminalizuar atë”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se formulimi i këtij tribunali është unik ngase i njëjti  ishte fromuar më vonë dhe jo menjëherë pas fundit të një konflikti siç ndodhë zakonisht. Krahas kësaj, ai ka thënë se nuk ka pasur tribunal që nuk ka pasur të përcaktuar kohëzgjatjen dhe në këtë, jo vetëm që ishte përcaktuar koha por edhe për sa duhet të hetohet dhe për sa duhet mbyllur.  Por sipas tij, subject hetimi mbetet UÇK-ja.

“Kosova ka themeluar një gjykatë e cila e ka subjekt të hetimit UÇK-në…në momentin që krijohet një gjykatë që ka subjekt një subjekt në fjalë qysh është lufta çlirimtare përkatësisht, UÇK-ja.. kjo është ndaj UÇK-së”, ka deklaruar ai.

Ai thekson se nuk kemi të bëjmë me drejtësi por me interpretime politike dhe si Kosovë, do duhej që të shtunën, atëherë kur është paralajmëruar protesta, do duhej demostruar masivisht dhe publikisht, gjykimi i Mustafës, nuk është vendosje e drejtësisë.

Partia Socialdemokrate (PSD) do të organizojë protestë të shtunën e 24 dhjetorit në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti’” në Prishtinë. Të njëjtën do e mbeshtes edhe OVL “UÇK”.

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.

Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Mustafa është i dënuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim lufte. Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim”, ka deklaruar kryetarja e trupit gjykues.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika