Mosefikasiteti kryenegociatorëve, vlerësohet i pashmangshëm takimi mes liderëve

Mbajtja së shpejti e një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq po vlerësohet i pashmangshëm. Kjo pasi për të dytën herë brenda pak ditësh, kryenegociatorët nuk arritën të gjejnë zgjidhje për dinarin, ndonëse e kanë edhe një mundësi javën e ardhshme. Mirëpo, BE-ja nuk ka treguar nëse zgjidhja e çështjes së dinarit është parakusht për takimin mes liderëve

Pamje nga takimi në Bruksel mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë para vetes mundësinë e tretë për ta zgjidhur çështjen e dinarit serb.

Dy herët e kaluara ata dështuan të arrijnë kompromis në Bruksel për mënyrën e transferimit të pagesave nga Serbia për serbët e Kosovës.

Por, marrë parasysh qëndrimet diametralisht të kundërta të palëve, gjasat nuk konsiderohen të mëdha për një pajtim mes tyre.

Andaj, takimi mes liderëve vlerësohet se është i pashmangshëm, nëse jo për çështjen e dinarit, për zbatimin e marrëveshjes bazike po.

“Rolin kyç e ka BE-ja, se si do t’i japë kahje BE-ja, se si do ta përcaktojë agjendën BE-ja dhe si do të ofrojë në njëfar mënyre kushtëzimin, sepse një gjë tjetër që nuk ka ndodhur është fakti që BE-ja ende nuk  e ka lidhur kushtëzimin e implementimit të kësaj marrëveshjeje me kapitullin 35 për Serbinë”, ka thënë drejtoresha e GLPS-së, Arbesha Loxha.

Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq nuk e kanë takuar njëri-tjetrin që nga 14 shtatori i vitit të kaluar, dhjetë ditë para se të ndodhte sulmi terrorist në Banjskë.

Por, caktimi i një takimi eventual mes tyre vetëm për çështjen e dinarit, sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa, do të ishte qesharake.

“Mendoj se gjithsesi nëse do të mund të ekzistonte, do të ishte pjesë e konturimit të një marrëveshjeje më të gjerë, por edhe tematika të tjera të cilat mund të jenë diskutuar dhe që kanë qenë më pak të zëshme gjatë periudhës së fundit. Por që të kërkohet dhe të realizohet një takim në nivel liderësh për këtë çështje mendoj se do të ishte një dështim shumë i madh për dialogun në vet vete dhe pastaj për gjithë këtë mandat që ka dominuar diskutimet ndërmjet palëve”, ka thënë Çipa.

Ndërkombëtarët, thotë Çipa, do të bëjnë përpjekje për të gjetur një rrugë të mesme për dinarin.

Për këtë çështje, të hënën kryenegociatorët mbajtën takimin e dytë, por u tha se palët ishin ende larg me propozimet e tyre.

Një përpjekje e radhës për dakordim do të bëhet më 4 prill, kur kryenegociatorët do të shkojnë sërish në Bruksel.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika