(Mos)konstituimi i Kuvendit – në pritje të Kushtetueses për hapat tutje

Derisa në media u raportua se gjykata Kushtetuese ka vendosur masën e përkohshme duke pezulluar punën e deputetëve të Kuvendit, pas ankesës së Listës Serbe, ky institucion ka zgjedhur të hesht për këtë. Analistët politik vlerësojnë se Presidentja nuk duhet të ndërmarr asnjë hap tutje pa sqaruar Kushtetuesja nëse Kuvendi mund të llogaritet i konstituuar ose jo

Kanë kaluar gati 1 javë prej se Lista Serbe ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankesë kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.

Tek këtë të enjte mediat kanë raportuar se Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme duke pezulluar çdo veprim të Kuvendit të Kosovës, derisa gjykata të marr një vendim për ankesën e Listës Serbe.

Megjithatë zyrtarë të këtij institucioni nuk kanë qenë të qasshëm gjatë ditës për të konfirmuar këtë informacion.

Partia më e madhe serbe, e ka dërguar rastin e moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb në Kushtetuese, meqë konsideron atyre u ishin shkelur të drejtat kur votimi për minoritete është bërë ndaras, e jo në pako siç ishte vepruar në të kaluarën.

Kryetari i zgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha e ka konsideruar të konstituuar këtë institucion, pas shtjerrjes së kandidaturave nga votimi përmes shortit. Por, kjo është kontestuar nga partitë deri dje në opozitë dhe shoqëria civile, që Kuvendin e konsiderojnë ende të pa konstituuar.

Kjo tashmë po analizohet nga ekipi ligjor i Presidencës, e të cilët nuk kanë kthyer përgjigje për këtë gjatë ditës.

Sipas analistit politik Afrim Kasolli, presidentja nuk duhet të ngutet me veprimet e saj.

“Nuk pres nominim të mandatarit për formim të qeverisë pa qartësim të pozicionit politik se a është konsitutar apo jo Kuvendi i Kosovës, në fund të fundit ne mund të kemi opinione të ndryshme për këtë temë por është në fund Gjykata Kushtetuese ajo e cila do ta jep verdiktin final”, ka thënë Afrim Kasaolli – Analist politik.

Tutje ai thotë se Kushtetuesja do të veprojë sikurse në rastin e zgjedhjes së kryetarit, duke udhëzuar deputetë të zbatojnë praktikat e së kaluarës.

“Nuk pres që presidentja pa e prit opinionin e Gjykatës Kushtetuese do veprojë në këtë drejtim, sipas bindjes time gjykata  Kushtetuese, në këtë rast çështjen e konstituimit të Kuvendit, përkatësisht zgjedhjen së dy nënkryetarëve të minoriteteve do e rikthej edhe njëherë në agjendë të kuvendit, formula është e gatshme ashtu siç kishte rekomanduar për zgjedhjen e kryetarit se do duhej të bëhej sipas praktikave të së kaluarës të konstituimit të Kuvendit, të njëjtën do e jap edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve nga partitë minoritare…”, ka thënë Afrim Kasaolli – Analist politik.

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit, deputetet kanë arritur të zgjedhin edhe nënkryetarët e tri partive më të mëdha e një nga komuniteti pakicë jo serb.

Por, asnjë nga 9 deputetë e Listës Serbe nuk morën votat për nënkryetar të Kuvendit, sikurse as Nenad Rashiq që u votua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika