Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një burrë në Kamenicë për ‘lëndim të rëndë trupor’.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje në trafik ka sulmuar me thikë një burrë tjetër, njofton Dukagjini.
“Shipashnicë e Epërme, Kamenicë/07.03.2026-09:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka sulmuar me mjet të prehtë-thikë viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
