Mosmarrëveshja për pronë ishte shkak i plagosjes në Viti

Si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore dy persona janë plagosur me armë zjarri në Viti, ndërsa Policia ka arrestuar një të dyshuar dhe ka konfiskuar një numër armësh dhe municioni

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy persona u plagosën me armë zjarri të enjten në Viti si rezultat i një mosmarrëveshjeje për pronë, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Fillimisht, Policia e Kosovës arrestoi një të dyshuar në lidhje me këtë rast.

Më pas, dy të plagosurit, që ishin gjithashtu të dyshuar në këtë incident, u ndaluan dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë për hetime të mëtejshme.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje rreth kontestit pronësor, dy meshkuj kosovarë janë plagosur nga arma e zjarrit. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë operacionit të policisë janë konfiskuar një sërë armësh dhe municionesh, përfshirë një AK-47 me 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë Sig 14 me 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie dhe një pistoletë Sig Sauer me 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Dy persona të plagosur në Viti, arrestohet një i dyshuar

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika