Mosnjohjet – çmimi që Kosova po e paguan për shkak të politikës së jashtme

Kosova pa asnjë njohje në katër vitet e fundin, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj, thotë Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, kundër vendimit të djeshëm të Këshillit Evropian

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse Gaza ndodhet në gjendje lufte, ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, nga e cila po merr njohje të njëpasnjëshme.

Këtë, ai e ka ndërlidhur me mungesën e njohjeve për Kosovën përgjatë qeverisjes aktuale në krye me Albin Kurtin.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Kosova e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj.

Ky, sipas tij, është çmimi që vendi po e paguan si “dënim” për shkak të politikës së jashtme.

“Javën e kaluar Xhamajka, Barbados, Trinidad dhe Tobago njohën pavarësinë e Palestinës. Këtë muaj Spanja, Irlanda dhe Sllovenia gjithashtu do ta njohin atë! Kjo tregon që, ajo, përkundër luftës në Gaza, e ka rikthyer momentumin e saj. Kosova pa asnjë njohje në katër vitet e fundin, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj! Ky është çmimi që është duke paguar Kosova pa kurrfarë politike të jashtme”, shkroi Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika