Mospërdorimi i ujit të Badovcit, qytetarët detyrohen të blejnë ujë

Është bërë pothuajse një javë qëkur Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se uji i Liqenit të Badovcit nuk mund të përdoret për konsumim si shkak i ngritjes së masës së manganit. Qytetarët po detyrohen të blejnë ujin e disa prej tyre, edhe ta bartin nga larg si shkak i mospërballimit të kostove

Bidonë të tërë me ujë po i duhet të blejë Daut Mehmetajt për të mbuluar nevojat e familjes dhjetë antarëshe të tij.

Kyqjen e e ujit në shtëpi e ka nga Liqeni i Badovcit e tanimë që i njëjti nuk mund të përdoret për konsumim, e për këtë arsye Mehmetaj po iu drejtohet dyqaneve.

Siç përmend Mehmetaj, qytetarët po detyrohen të marrin ujë tek ajo që njihet si “Qeshmja e Matiqanit”.

Që nga java e kaluar, ky rubinet është bërë pikë furnizimi për banorët e kryeqytetit.

Megjithatë, pati edhe nga ata banorë që po furnizohen nga fshatrat.

Disa nga banorët e kryeqytetit i kanë thënë televizionit se disa dyqane edhe kanë ngritur çmimin e ujit tanimë që i njëjti, po kërkohet më shumë se zakonisht.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, kanë deklaruar se presin që gjatë kësaj jave, gjendja do t’i kthehet normalitetit.

“Gjendja është duke shkuar duke përmirësuar mirëpo ende nuk e ka arritur atë nivelin që duhet të jetë sipas standardeve dhe sa për njoftim sot Instituti Shëndetit Publik të Kosovës bashkë me KRU Prishtina do kenë një takim dhe nga aty do të dilet me rekomandime te reja të shohim se saktë se si qëndron situata a është gati në përmirësuar apo do të merr edhe pak kohë mirëpo ne po shpresojmë që gjatë kësaj jave gjendja do të i kthehet normalitetit”, ka thënë Arjeta Mjeku nga K.R.U.

Një takim në mes IKSHPK-së dhe K.R.U “Prishtina” është mbajtur gjatë ditës së sotme për të dalë më pas me rekomandime të tjera mbi gjendjen aktuale.

Gjatë kësaj së marte, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka furnizuar me autobotë lagjet e kryeqytetit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika