Mospërfshirja e veteranëve në rritjen e pagës minimale, “falë” koordinimit të VV-së me Listën Serbe

Kryetari i OVL e UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla,ka thënë se bashkëpunimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listën Serbe çuan bën që veteranët të mos përfshihen në rritjen e pagës minimale

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të qeverisë lidhur me Ligjin për Pagën Minimale, duke përjashtuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga rritja e pagës minimale. Ky vendim ka shkaktuar reagime nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK).

Kryetari i OVL e UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, ka shprehur zhgënjimin dhe zemërimin e veteranëve me këtë vendim, duke thënë se ky vendim rikonfirmon bashkëpunimin mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listën Serbe.

“Secili veteran sot është ndierë i fyer dhe një në farë forme iu ka konfirmuar padrejtësia që deputetët e kanë bërë më herët, deputetët e VV-së me ata të Listës Serbe, në ketë rast të koordinimit të zonjës Kusari me Radojçiqin. Kjo ka rikonfirmuar atë çka ka ndodhë në Kuvend, ne kemi prit mos po reflekton ndryshe Kushtetuesja dhe rruga e vetme është protesta,” ka thënë Syla në emisionin “FIVE” të Dukagjinit.

Syla ritheksoi se pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, rruga e vetme që u mbetet veteranëve është protesta.

Ai theksoi se veteranët janë të befasuar dhe të zhgënjyer, pasi kishin shpresuar në një vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese.

“Në fakt jemi të befasuar, kjo ka qenë shpresa e fundit se Gjykata Kushtetuese ka me dhënë një mendim tjetër, jo këtë që e dha sot. Megjithatë neve nuk na mbetet rrugë tjetër ligjore vetëm se me provu protestat. Siç jemi koordinuar me zotin Klinaku gjatë ditës, së shpejti do të mblidhet kryesia e OVL- e UÇK-së dhe do të caktojë një datë për protestë,” ka shtuar Syla.

 

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika