Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të martën në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu vende-vende.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 8 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.
Sipas IHK-së, edhe pse reshjet nuk pritet të jenë me intensitet të lartë, qytetarëve u rekomandohet kujdes në komunikacion për shkak të rrugëve të lagështa dhe dukshmërisë së reduktuar në disa zona.
