Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë kësaj jave, moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.
Vranësirat, vende-vende, do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore, sidomos të mërkurën dhe të premten.
Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë netë dhe mëngjese të ftohta.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, ndërsa në viset e larta duhet të kihet kujdes i shtuar për shkak të ngricave që mund të jenë prezente gjatë gjithë ditës.
Instituti paralajmëron edhe pjesëmarrësit në trafik për rrezikun e rrugëve të akulluara.
