Mot me diell në fundjavë, reshje në fillim të javës tjetër

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se këtë fundjavë pritet mot më i ngrohtë, me kthjellime dhe diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë në 20 deri 22 gradë Celsius.

Të hënën, temperaturat mbeten të larta deri në 20 gradë, por pritet shtim i vranësirave dhe gjatë mbrëmjes reshje shiu që do të vazhdojnë në natën dhe mëngjesin e së martës.

Pas reshjeve, temperaturat do të bien ndjeshëm deri në 12 gradë Celsius.

Ndërkaq nga e mërkura, parashihet mot kryesisht i kthjellët, me temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius.

Era do të ndryshojë drejtim nga jug në verilindje, me hove deri në 10 m/s të hënën në mbrëmje.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika