Instituti Hidrometeorologjik parashikon që të enjten vendi të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës.
Në disa zona priten edhe riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 12°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi të ulët, 1 deri në 4 metra në sekondë.