MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese dhe janë fotografuar fletëvotime

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar se që nga hapja e votimit në orën 7 nuk janë vërejtur probleme të mëdha

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve.

“Që nga hapja e votimit në orën 7 nuk janë vërejtur probleme të mëdha. Dy fotografi të fletëve të votimit janë regjistruar në Shkup dhe Shtip. Në Radovish, një person ia tregoi fletën e votimit një vëzhguesi. Për të gjitha këto ngjarje janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

Siç raporton tvklan, në Çair janë vërejtur fletëpalosje në vetura të parkuara dhe janë regjistruar dy grafite. Në një vendvotim në Shkup, kreu i këshillit zgjedhor raportoi se u gjet një bombë tymi e shpërthyer.

“Apeloj qytetarët që gjatë votimit të përmbahen nga incidente dhe nëse ka konstatim për prishje të procesit zgjedhor të lajmërohen në stacionin më të afërt policor”, tha Angellovski.

Zgjedhjet Presidenciale, ODIHR nesër do t’i publikojë rezultatet e para

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika