MPB për kazinotë në Karaçevë: Në zonë neutrale, s’mund të intervenojmë

Televizioni Dukagjini tash e një javë është duke raportuar për rikthimin e kazinove ilegale në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës. Pas një jave, Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë shkurt se nuk mund të intervenojë në atë pjesë sepse kjo veprimtari po zhvillohet në zonë neutrale. Kjo, nga ekspertë të sigurisë, po vlerësohet e pakuptimtë

Kazinotë në Karaçevë

 




Janë bërë 2 vjet nga aksioni i zhurmshëm i Policisë së Kosovës që i kanë dhënë fund aktivitetit të paligjshëm të kazioneve në zonën e fshatit kufitar, Karaçevë të Kamenicës.

Por, kjo veprimtari vazhdon pa ndonjë pengesë dhe Televizioni Dukagjini ka raportuar për këtë tash e një javë.

Më në fund, Ministria e Punëve të Brendshme, është përgjigjur për këtë temë për televizionin por megjithëkëtë shkurt dhe pa ndonjë sqarim shtesë.

“Nuk mund të ndërmarrin aksion më arsyen se vendi ku janë vendosur kazinotë është zonë neutrale”, ka thënë në një përgjigje të shkruar Nora Fetoshi, këshilltare e ministrit Xhelal Sveçla.

Por, këtë nuk po e llogarisin arsye për mosveprim ekspertë të fushës së sigurisë.

“Policia e Ministria e Punëve të Brendshme duhet së bashku më KFOR-in të gjejnë metodën për të evituar atë krim. Është e mjerueshme me dhanë ministria asi përgjigjesh. Në çdo shtet luftohet krimi”, ka thënë Hajrullah Terrnava – ekspert i sigurisë.

“Kjo çështje e rregulluar në bashkëpunimin që ka Policia me KFOR-in. Në zonën e Karaçevës ku po zhvillohen bizneset e kazinove mendoj se Polica e Kosovës mund dhe ka të drejtë të veprojë mëenjë bashkëpunim më KFOR-in dhe në dakordim më autoritetet serbe”, ka thënë  Bedri Elezi – ekspert i sigurisë.

Pas përgjigjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme se s’mund të reagojë për shkak të zonës neturale, televizioni ka pyetur edhe KFOR-in, nëse institucionet kanë kërkuar çfarëdo ndihme nga ky mision, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika