MPB për vërshimet: Gjendja më e qetë, uji po largohet me pompa

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të shtunën ka njoftuar se gjendja pas vërshimeve po qetësohet dhe se janë duke punuar që të largojnë ujin me anë të pompave

Pas vërshimeve

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se pas ndaljes së reshjeve të shiut, vendi ka kaluar të premten një natë të qetë.

Përmes një komunikatë për media të shtunën MPB-ja ka thënë se njësitet e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) po vazhdojnë të largojnë ujin në shtëpitë e përmbytura përmes pompave.

“Nga mbledhja e raporteve periodike të të gjitha institucioneve relevante, pas ndaljes së reshjeve të shiut, vendi ynë ka kaluar natë të qetë, por me intervenime të ndryshme në zona të caktuara. Njësitet profesionale të AME-së po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet. Aktualisht, po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet. Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërsa, është theksuar se do të vazhdohet koordinimi ndërinstitucional, me qëllim që të punohet edhe ndaj kërkesave të komunave dhe qytetarëve.

“Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë koordinimin ndërinstitucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do t’i pranojë nga Komunat dhe nga qytetarët”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika