MPJD: Kemi zhvilluar takime me shtete që se kanë njohur Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ministrja Donika Gërvalla është takuar me përfaqësues të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, por që sipas tyre njëherë nuk mund të japin detaje se cilat janë ato

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme bashkë me Zëvendësministren Liza Gashi në kuadër të “Summit of the Americas”, në të cilin po marrin pjesë me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken, kanë zhvilluar takime me zyrtarë të shteteve që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Sharr Jakupi,  shef i kabinetit të ministres Donika Gërvalla, i cili ka thënë se për shkak të rrethanave nuk mund të japin më shumë detaje nga këto takime.

“Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Minstrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bashkë me Zëvendësministren Liza Gashi, në margjina të „Summit of the Americas“ patën mundësinë të zhvillojnë takime edhe me shumë shtete jonjohëse.  Megjithatë kërkojmë mirëkuptim se për shkak të rrethanave të ndjeshme dhe proceseve të lidhura me to nuk mund të publikojmë asnjë foto, emër dhe detaj tjetër nga këto takime”, ka shkruar Jakupi në Facebook.

Ditë më parë, pasi ishte bërë publike ftesa, Ministria e Punëve të Jashtme, kishte dalur me një njoftim ku thuej se  “kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit”

Në margjinat e këtij Samiti, ishte planifikuar që ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror të shteteve pjesëmarrëse.

Ndërkaq, të premten, ministrja Gërvalla, kishte publikuar një fotot ku shihej me  sekretarin amerikan të shtetit Anthony J. Blinken. Përmes një shkrimi në Facebook, ajo kishte bërë të ditur se me Blinken kishin biseduar për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan.

Donika Gërvalla dhe Anthony Blinken

“Biseda me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken rreth sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës ishte shumë inkurajuese, domethënëse dhe e përzemërt. Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbetet gjithmonë e veçantë”, kishte njoftuar ministrja.

Sipas ministres, Blinken ka thënë se “Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e Presidentit Biden”.

 

Ftesa e sekretarit amerikan të shtetit Antohny Blinken për ministren Donika Gërvalla

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika