MPJD shpall thirrje publike për aplikim në programin për diplomaci qytetare

Për herë të parë në Kosovë do të fillojë Diplomacia Qytetarë me 3 tetor të vitit 2022. Ky program parasheh rritjen e angazhimit lobues për promovimin e shtetësisë së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka shpallur Programin për diplomaci qytetare. Ky program është pilot projekt që nëpërmjet të cilit synohet t’i ndërlidhë profesionistët nga diaspora duke u ofruar mundësi angazhimi në kuadër të MPJD-së për 6 muaj.

Tutje në njoftimin e MPJD-së bëhet e ditur se  ky program ka për qëllimi që “të ndihmojë në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, dhe krijimin e dijes specifike rreth Kosovës në fushën e diplomacisë publike, me fokus te diplomacia e diasporës, diplomacia qytetare dhe ajo ekonomike”.

Qytetarët të cilët arrijnë të pranohen në këtë program, do të kenë trajnime për lidership, shkëmbim përvojash dhe ekspertizash në mes të pjesëmarrësve. Sipas MPJD-së e gjithë kjo me të vetëmin qëllim, pra rritjen e njohurive për Kosovën.

“Programi për diplomaci qytetare ofron: Fitim të përvojës praktike në ofrimin e nismave dhe programeve; Mundësi për të kontribuar drejt kthimit të trurit në Kosovë; Zhvillim të kompetencave dhe ndërgjegjësim ndërkulturor për ndërtimin e një rrjeti global; Kompensim me një shumë monetare e cila do t’i mbulojë shpenzimet e jetesës dhe punës gjatë qëndrimit të pjesëmarrësve në Republikën e Kosovës; Biletë kthyese aeroplani për në Republikën e Kosovës; Certifikatë për përfundimin me sukses të programit të nënshkruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftim të MPJD-së.

Zbatimi i programit për Diplomaci Qytetare planifikohet të fillojë më 3 tetor të këtij viti dhe do të zgjas deri në mars të vitit 2023. Të rinjtë që përfitojnë bursën e këtij programi do të angazhohen në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika