MSH teston cilësinë e ujit në fshatin Marec: Nuk është për pije, përbën rrezik potencial për shëndetin

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga mostra e ujit e marrë nga familja Pacolli, banuese në fshatin Marec, që furnizohet nga ai burim i ujit, ka treguar se uji paraqet rrezik për shëndetin. Situatë e ngjashme është edhe në 21 fshatra tjera të kësaj zone

Ministria e Shëndetësisë

Mostra të ujit janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë në zonën e fshatit Marec, për t’u testuar nëse i njëjti është për pije.

Sipas një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga mostra e ujit e marrë nga familja Pacolli që furnizohet nga ai burim i ujit, ka treguar se uji paraqet rrezik për shëndetin.

“Këto resurse janë të pambrojtura dhe si të tilla me potencial të madh të mundeshëm të ndotjes. Në favor të kësaj flet edhe mostra e ujit e marrë në familjen Pacolli (furnizohet nga burimi natyror) e cila rezultoi me mungesë të klorit rezidual, me turbullirë të shtuar (mbi 20 NTU) dhe me ngjyrë të ujit të verdhë në të gjelbër. Ky ujë si i tillë nuk është për pije dhe përbën rrezik potencial për shëndetin e banorëve. Po ashtu, edhe rezultati i analizës kimike ka mospërputhshmëri me standardet e paraparë sipas UA nr. 10/2021 ‘Cilësia e ujit për konsum nga njeriu’”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, MSH ka njoftuar se rezultatet bakteriologjike priten pas 48 orëve.

IKShPK ka rekomanduar autoritetet përgjegjëse që secila prej tyre të ndërmarrin masa të nevojshme për zgjidhjen afatgjate të furnizimit me ujë të sigurt për banorët e kësaj zone. Sipas njoftimit, bëhet e ditur se e njëjta  situate ndodhet edhe në fshatra të tjera.

“Problemi bëhet edhe më madhor pasi situatë e ngjashme është edhe në 21 fshatra tjera të kësaj zone. Me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të shëndetit të banorëve, IKSHPK e sheh si nevojë imediate zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë për qytetarët e kësaj zone”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka rekomanduar që burimet natyrore ekzistuese dhe puset individuale të pastrohen mekanikisht nga mbeturinat, të mirëmbahet rezervuari dhe gypi shpërndarës dhe përfundimisht uji të dezinfektohet.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika