Muja: Dy kryetarët e komunave në veri po vazhdojnë të qëndrojnë në objektet komunale

Deputeti i VV-së, Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka njoftuar se kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi janë ende në detyrë, të cilët ende po qëndrojnë në objektet komunale.

Në një linjë direkte në emisionin “Debat Plus, në RTV Dukagjini, i ka bërë thirrje Prokurorisë që sipas tij “ka qenë jashtëzakonisht e heshtur” që këto grupe kriminale që e sfidojnë rendin kushtetues dhe të brendshëm të Kosovës të procedohen sipas ligjit.

“Bandat kriminale të Vuçiqit, për dallim nga dy ditët e kaluara që ishte qetë, bandat bandat kriminale të Vuçiqit, me shkronjën Z të Putinit, me sulmet ndaj gazetarëve dhe sulmet ndaj KFOR-it, sot e shpërfaqën fytyrën e vërtetë të tyre që nuk kemi të bëjmë me protestues e as me rezistencë ndaj komunave por kemi të bëjmë me banda të Vuçiqit të cilat kanë sulmuar gazetarët, pjesëtarët e KFOR-it. Qeveria e Kosovës por edhe Policia e Kosovës kishte të drejtë në analizimin e rrezikut kur iu ka mundësuar kryetarëve që të shkojnë në komuna”.

“Erden Atiqi dhe Lulëzim Hetemi, dy kryetarë të komunave në veri janë në detyrë aktualisht, janë të vendosur që t’i shërbejnë qytetarëve. Dy kryetarët qëndrojnë në objekte komunale dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë sepse është e pamundur që të ofrohen ose të ushtrohet posti i kryetarit jashtë objekteve komunale”, tha ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika