Muja: I besuari i Radojçiqit pritet të emërohet kryetar i Komunës paralele të Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Komunës paralele të Mitrovicës së Veriut, Aleksandër Spiriq, u rrah brutalisht nga Milan Radojçiq dhe më pas u shkarkua nga pozita e kryetarit të Komunës paralele për interesa financiare të ngushta. Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se pasardhësi i mundshëm i Spiriq është Igor Kallamar, i cili njihet si i besuar i Radoiçiqit.

Armend Muja, LVV

Në fillim të muajit shtator, Dukagjini pati raportuar se kryetari i komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksandër Spiriq, është rrahur brutalisht nga Milan Radojçiq dhe më pas edhe është shkarkuar nga pozita e kryetari të komunës paralel të Mitrovicës së veriut, për interesa të ngushta financiare.

E në lidhje me këtë ka shkruar deputeti i VV-së, Armend Muja, i cili ka thënë në vend të Spiriq, pritet të emërohet Igor Kallamar.

Sipas Mujës, Spiriq në veri njihet si i besuari i kriminelit Radojcic dhe kështu, duke dëshmuar planet dhe synimet e Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Si pasardhës i mundshëm i Alexandar Spiriq, për të cilin para disa javëve u raportua se ishte rrahur brutalisht nga Milan Radojçiq, në krye të komunës paralele të Mitrovicës së Veriut, po pritet të emërohet Igor Kallamar.

Igor Kallamar prej vitit 2013 ishte pjesë e Grupit Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicës serbe. Pas 10 vjetëve, bashkë me krejt grupin menaxhues u shkarkua nga ministri Elbert Krasniqi, pasi në maj në Bruksel kishin propozuar themelimin e një Republika Srpska të re në Kosovë. Në veri, po njihet si i besuar i Radoiçiqit.

Dëshmi e pastër e planeve dhe synimeve të Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Muja në Facebook.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika