Muja i LVV-së për zyrtarin Hajrullahu: Nga asamblist i NISMËS, në certifikues në MINT në kohën e PAN-it

Pas publikimit të përgjimeve për skandalin “gruri”, në të cilën u përmendën disa zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ardhur edhe reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje

Armend Muja, deputet i LVV-së

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në një postim në Facebook ka përmendur edhe zyrtarin Enver Hajrullahu, i cili është protagonist në këto audio-incizime, për të cilat ka thënë se nuk ishte në dijeni dhe se vetëm ka mbrojtur procedurat ligjore.

E pas këtyre deklaratave të Hajrullahut, ka reaguar Muja i LVV-së.

Po si nuk e incizoi asnjëri prej tyre veten më herët kur ministria ia jepte kompanive private kontratën për kontrollin e naftës, në vend se Dogana e shtetit ta kryej atë shërbim!?”, ka theksuar Muja.

Ndryshe, disa incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale” ditë më parë, ku përfshihet MINT-i, kanë nxitur reagime në opinion.

Sipas këtij mediumi, zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bisedojnë lidhur me nënshkrimin e një kontrate për rezervat shtetërore.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika