Muja për zgjedhjet në veri: Vuçiq i ka kërcënuar privatisht serbët që donin të kandidonin

Armend Muja, LVV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shefi i BIA-s serbe, Aleksandër Vulin dhe Milan Radojçiq, i cili është në listën e zezë të Amerikës, i kanë kërcënuar kandidatët serbë potencialë për të kandiduar për kryetar komune.

“Në ditën e zgjedhjeve pjesëmarrja ishte më e vogël që do të dëshironim, që është e rëndësishme të ketë pjesëmarrje. Duhet t’ju rikujtoj që para se të vendoset për datën e zgjedhjeve, ditën e zgjedhjeve deri te regjistrimi në KQZ, ka pasur presion të tmerrshëm që secili kandidat serb që ka kandiduar për zgjedhje, iu ka nënshtruar një presioni e kërcënimi individual nga Vuçiq, Vulin dhe Radojciq. Këta tre persona kanë qenë të përfshirë në biseda individuale. I kanë kontaktuar, i kanë kërcënuar që të tërhiqen”, ka thënë ai.

Muja tha se ndër të kërcënuarit ishte edhe Aleksandër Jabllanoviq, i cili ishte tërhequr nga gara.

“Besoj që është kërcënuar Jabllanoviqi, edhe kanidatët e tjerë. Të gjithë u tërhoqën përveç një kandidateje që i ka rezistuar. Kanë pasur dy metoda, ka qenë incentivizimi, që çfarë doni ju që shkoni me shqiptarët. Nëse nuk ka funksionuar kanë shkuar te masa të drejpërdrejta”, ka thënë ai.

Ai i përmendi edhe disa raste kur në të kaluarën janë vrarë politikanët në veri, vetëm për shkak se nuk i mbështesnin idetë e Vuçiq-it.

“Në 2014 është vrarë Dimitrie Janjiçieviqi, kandidat për kryetar. Në vitin 2018 është vrarë Oliver Ivanoviq. I kemi dy vrasje, një hedhje të bombës. Strategjia ka qenë e Listës Serbe, që të kërcënohen dhe të mos konkurrojnë në zgjedhje. Kur u siguruan që nuk merr askush pjesë, thanë që i bojkotojmë ato zgjedhje”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij, edhe mediat në Serbi janë pjesë e propagandës së Vuçiq.

“Mediat serbe i fokusonin serbët që donin të merrnin pjesë në zgjedhje, kërcënimet kanë qenë të tmerrshme”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika