Muja: Përpjekja e opozitës është që ta bindë publikun se LVV është njëjtë sikurse ata

Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka thënë se përpjekja e opozitës gjatë dy ditëve të fundit është t'a bindë publikun se partia në pushtet është "njëjtë sikurse ata"

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka thënë se përpjekja e opozitës gjatë dy ditëve të fundit është ta bindë publikun se partia në pushtet është “njëjtë sikurse ata”.

Sipas Mujës, kjo është oferta e opozitës sot për qytetarin.

“Opozita po tenton të thotë që ne që e kemi mundësuar krijimin e LS, i kemi bërë partnerë kyçë në formimin e qeverisë (king-makers), kemi qenë të gatshëm të falim tokë, kemi bërë bashkë biznes, ua kemi toleruar aktivitetet kriminale të udhëheqësve të saj në veri, i kemi amnistuar, kemi qenë të gatshëm që t’ia falim të gjitha krimet, ua kemi larguar fletëarrestin kur ka qenë nevoja, jemi njësoj me juve të LV që e keni minimizuar rolin e tyre politik, keni ndaluar projektin e ndarjes së Kosovës, nuk vareni për votave tyre për qeveri, po ua mbyllni rrugës ilegale, laboratoret e drogës e të kriptovalutave, sepse ka dalë një incizim prej Radoijçiqit me plotë insinuata”, ka shkruar Muja.

Krahas zhvillimeve kryesore që ndodhën në vend gjatë kësaj jave, opozita gjithherë ka pasur qasje kritike ndaj partisë në pushtet, njëherësh duke kërkuar edhe zgjedhje të reja.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika