Muja: Të enjten dy seanca, pritet të hidhen në votim marrëveshjet ndërkombëtare

"Të enjten do të jenë dy seanca. Një seancë me kërkesë të opozitës dhe një seancë e rregullt ku do të hidhen në votim marrëveshje ndërkombëtare. Ju e dini që kemi pas vështirësi që këto marrëveshje të votohen", ka deklaruar deputeti i VV-së, Armend Muja

Deputeti i VV-së, Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, ka thënë se të enjten Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca.

Ai ka thënë se një seancë do të mbahet me kërkesë të opozitës, ndërsa tjetra do të jetë e rregullt, ku pritet të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

“Të enjten do të jenë dy seanca. Një seancë me kërkesë të opozitës dhe një seancë e rregullt ku do të hidhen në votim marrëveshje ndërkombëtare. Ju e dini që kemi pasur vështirësi që këto marrëveshje të votohen”, ka deklaruar Muja.

Ai ka thënë se problem mbetet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, si shkak i mospjesëmarrjes në votim të opozitës.

“Sot neve na u tha zyrtarisht nga PDK-ja që arsyeja se këto marrëveshje nuk i votojnë janë sanksionet ndërkombëtare. Kishte diskutim intensiv, por fer. Ne si deputetë me vullnetin politik kemi përgjegjësi. Opozita nuk ka shenja që ka hequr dorë nga pozicionimi që ka pasur. Këto e vështirësojnë mbarëvajtjen e punës së Kuvendit”, ka vijuar ai.

Muja ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka zbatuar të gjitha pikat e marrëveshjes së Bratislavës teksa duke u përgjigjur për kërkesën e Listës Serbe për zgjedhje në veri, tha se është miratuar Udhëzimi Administrativ dhe se tash është në dorën e qytetarëve që të vendosin.

“Ne si shumicë parlamentare e kemi bindjen që Qeveria i ka përmbushur të gjitha përkushtimet e Bratislavës. E fundit që mund të moralizoj për këto çështje është Lista Serbe. Sa i përket Listës Serbe ka disa çështje për t’u sqaruar”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika