“Mundësia për zgjedhje të reja”, LDK-ja mobilizohet

“Mblodha sot kryetarët e kryetaret e degëve të Lidhjes Demokratike. Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lidhjes Demokratike", ka shkruar Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot kryetarët e degëve të kësaj partie për të diskutuar për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit.

Ai ka biseduar edhe për takimet e ardhshme me qytetarë si “platformë kryesore e komunikimit politik”.

“Mblodha sot kryetarët e kryetaret e degëve të Lidhjes Demokratike. Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lidhjes Demokratike. Biseduam dhe për takimet e ardhshme me qytetarë si platformë kryesore e komunikimit politik. Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë. Do të vazhdojmë njëjtë; në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!” ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ky takim i Abdixhikut vjen pasi dje kryeministri Kurti dhe kryetari i PDK-së në takimin që kanë pasur kanë diskutuar për mundësinë për zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt.

Kurti ka thënë se PDK-ja e ka përcaktuar kandidatin për kryeministër, porse për datën e zgjedhjeve duhet të diskutojnë me të gjitha partitë, duke shtuar se për shpërndarjen e Kuvendit duhet të jenë që të gjithë bashkë.

Edhe i pari i PDK-së ka thënë se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt që është e mundshme, pasi sipas tij, ato nuk janë dëshirë e tij, por nevojë për vendin duke theksuar se janë të gatshëm për të gjetur një datë të re të zgjedhjeve, për të shpërndarë Kuvendin përmes një mocioni të përbashkët.

Pas takimit Kurti-Krasniqi, LDK-ja ka thënë se “zgjidhja është fare e thjeshtë, dorëheqja e kryeministrit dhe pastaj, si rrjedhojë, shpërbërja e Kuvendit”.

Shija e redaktorit

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Të fundit nga rubrika