Mungesa e ambasadorëve në pritjen shtetërore, mesazh për liderët

Mungesa e ambasadorëve të SHBA-ve, Gjermanisë e shteteve të tjera aleate të Kosovës në pritjen shtetërore të organizuar për Ditën e Çlirimit, u konsiderua nga njohës të zhvillimeve politike si një mesazh dhe sinjal shqetësues për raportet e Kosovës me to. Sipas tyre, kjo paraqet jo vetëm izolim të kryeministrit Kurti, por edhe të Kosovës

Prej mysafirëve të zakonshëm në përvjetore të rëndëishme për Kosovën, janë edhe përfaqësuesit diplomatik të disa prej vendeve më të fuqishme në botë.

Por ata nuk u panë në pritjen shtetërore të organizuar për Ditën e Çlirimit, duke ngritur edhe më tej dyshimet për raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

Megjithësë bojkoti u mohua nga zyra e Presidencës, si një prej organizatorëve të pritjes, në atë ngjarje nuk u panë udhëheqësitë e misioneve diplomatike në vendin tonë.

E kjo, nga njohës të zhvillimeve politike në vend po konsiderohet si një mesazh për liderët  kosovarë.

Analisti Visar Xani ka thënë se “Kjo është mesazh i qartë që mospajtimet për veriun e  Kosovës dhe moskordinimin ashtu siq kanë dashur. Përfaqësuesit diplomatik kanë dhënë këtë rezultat duke bojkotuar organizimi instiucional dhe mos të harrojmë se për ditën e çlirimit kontribues të shtetit të Koosvës kanë qenë shtetet prej nga vijnë këta ambasadorë dhe kjo është shqetësuese”.

Analisti Visar Ymeri, thotë se ka një mundësi që takimet me diplomatë, tani e tutje për kryeministrin Kurti mund të bëhen vetëm për një temë të caktuar, e ajo është dialogu me Serbinë.

“Kjo është një sinjal që ka rrezik që Kryeministri Kurti po fillon të izolohet nga këto vende që mos të ketë kontakte normale me përjashtim të takimeve për dialogë. Sot e kishim një takim ku i shkuan të gjithë por që kishin të bënin me diskutimin për shtensionim. Pra mund të hyjmë në një fazë që takimet që Kurti do ti ketë me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it do të jenë ato që do të diskutohen ekskluzivishtë vetëm për dialogun por për asgjë tjetër. Kjo është jo vetëm izolim i Kurtit por edhe për Kosovën”, ka thënë Ymeri.

Raportimet për një bojkot të pritjes, përveç nga presidenca, janë mohuar edhe nga ambasada gjermane në Kosovë.

Zyrtarë të kësaj të fundit në një përgjigje për Evropën e Lirë, kanë thënë se në këtë ngjarje kanë dërguar zëvendëskreun e misionit, siç kanë bërë në shumë raste të tjera.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika