Mungesa e barnave në QKUK – pacientët “peng” i procedurave të prokurimit

Pacientët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po përballen përsëri me mungesë barnash duke u detyruar që të njëjtat t’i sigurojnë vet. Nga SHSKUK fajin ua hedhin procedurave të dështuara të prokurimit gjersa për njohës të këtij sektori, mbikëqyrja e procedurave të tilla ka dështuar, sidomos në mungesë të bordit.

Pacientët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po përballen përsëri me mungesë barnash.

Kësaj radhe me morfinë në të gjitha klinikat e enkas në atë të Onkologjisë, përfshirë edhe terapitë e kushtueshme deri në 1 mijë euro.

Por, Barnatorja Qendrore në kuadër të SHSKUK, e ka konfirmuar vetëm njërën, duke dhënë edhe arsyet.

“Përpjekjet për kontraktimin e produktit morfinë kanë dështuar edhe pas riinicimit të procedurave për kontraktim. Në mungesë të produktit Morfinë, klinikat po i shfrytëzojnë alternativat që i kemi në dispozicion.
Me alternativa ose jo, redaksia ka pranuar dëshmi të faturave se morfina, po detyrohet të blihet e edhe ankesa për barna të tjera, pjesë përbërëse të kimioterapisë.
Për gazetarë të këtij sektori, dështimi i procedurave të prokurimit buron nga mungesa e një organi mbikëqyrës”, tha Dardane Mehaj, Shefe e Sektorit të furnizimit me barna dhe material hargjues-medicinal

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, u shpreh se llogaridhënia dhe mbikëqyrja është shumë e rëndësishme gjë që fatkeqësisht mungon në SHSKUK e që lidhet direkt me qeverinë e Kosovës sepse SHSKUk i përgjigjet qeverisë përmes bordit, MSH-së e deri tek Zyra e Kryeministrit.

“Llogaridhënia dhe mbikëqyrja është shumë e rëndësishme gjë që fatkeqësisht mungon në SHSKUK e që lidhet direkt me qeverinë e Kosovës sepse SHSKUk i përgjigjet qeverisë përmes bordit, MSH-së e deri tek Zyra e Kryeministrit. Një prej faktorëve kryesor që ndikon në këto probleme është edhe mungesa e mbikëqyrës. Aktualisht SHSKUK-në e kemi pa bord pothuajse. Ekziston një bord po s’është funksional për faktin se mungon kryesuesi.
Bordi drejtues i këtij institucioni, mbledhjen e fundit e ka mbajtur në qershor të këtij viti duke shtuar faktin se ende, mbetet pa një kryesues të përzgjedhur”, tha ai.

E se rifunksionimi i tij mbetet kyç për procesin e furnizimit me barna, e thonë edhe nga Shoqata e Pacientëve.

“Ajo që duhet ndërmarrë urgjentisht është një menaxhim shumë më i përgjegjshëm i listës esenciale të barnave. Kjo nënkupton planifikim të saktë, furnizim të rregullt dhe mekanizma rezervë në rast të dështimit të prokurimeve. Pacientët nuk mund të mbeten peng i procedurave burokratike dhe dështimeve administrative, sepse barra e gjithë kësaj bie mbi ta”.

“Fakti që Bordi i SHSKUK nuk është mbledhur që nga muaji qershor është tregues i mungesës së mbikëqyrjes institucionale brenda nivelit sekondar dhe terciar të kujdesit shëndetësor. Pa këtë mbikëqyrje, proceset e furnizimit me barna dhe material shpenzues në spitale mbeten të pambrojtura nga gabimet, vonesat dhe mungesa e llogaridhënies. Kjo pastaj reflektohet drejtpërdrejt tek pacientët, të cilët përballen me mungesa të barnave në institucionet spitalore. Për këtë arsye, mbikëqyrja nga Bordi nuk duhet parë si formalitet administrativ, por si mekanizëm kyç për garantimin e funksionimit të rregullt të sistemit spitalor”, u shpreh Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve.

Gjersa furnizimi me barna i takon SHSKUK-së, procedurat në atë drejtim monitorohen nga MSH-ja por kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje për televizionin.

Të fundit nga rubrika