Mungojnë deputetët e VV-së, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për zyrtarët e MPJD-së

Mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e marrëdhënies së punës në Shërbimin e Jashtëm dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa kryetarja e komisionit, Time Kadrijaj, ka theksuar se pjesëmarrësit ishin të informuar për mbledhjen

Pamje nga mbledhja e Komisionit parlamentar për hetime në MPJD, ku mungonin deputetët e VV-së, 5 prill 2024.

Në mungesë të mazhorancës ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj, ka thënë se të gjithë kanë qenë të njoftuar për këtë mbledhje, por se nuk kanë marr arsye për mungesën e tyre.

“Po shihet se nuk kemi kuorum. Të gjithë e kanë marrë informacionin edhe përmes email. Nuk kemi marrë arsye pse nuk kanë ardhur, përpos deputetes Ariana Musliu- Shoshi që ka thënë se mungon për shkak të një aktiviteti. Sot është deshtë ta diskutojmë ketë draft të punës së komisionit. Në mungesë kuorumi duhet ta mbyllim”, ka deklaruar ajo, transmeton EO.

Kritika për mungesë të deputetëve të pushtetit kishte edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.

“Të mos shkohet në mbledhje që dështojnë çdo ditë”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se duhet të dihet se kush po i saboton këto mbledhje.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika