Mungon Pal Lekaj, shtyhet seanca për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Pal Lekaj

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dështuar seanca e paraparë për të mërkurën, në rastin ku ai akuzohet se në nëntor të 2015-s, në cilësinë e deputetit, ka hedhur gaz lotsjellës në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ndaj tij do të lëshohet urdhëresë për verifikim adrese, më saktësisht plotësim të adresës.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Lekaj, gjykatësja Edita Çanta tha se pas verifikimit të adresës nga ana e zyrtarëve policorë, ka rezultuar palë e panjohur, raporton “Betimi Për Drejtësi”.

“Për të pandehurin Pal Lekaj nga stacioni policor në Gjakovë sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata, të njëjtit iu është dërguar ftesa në adresën siç është cekur në urdhëresë, mirëpo nga fletëkthesa rezulton që pala është e panjohur”, tha gjykatësja Çanta.

Po ashtu, në seancën e së mërkurës mungoi edhe mbrojtësi i të akuzuarit Lekaj, avokati Arianit Koci, për të cilën gjykatësja Çanta tha se i njëjti përmes një parashtrese ka njoftuar gjykatën që është në udhëtim jashtë vendit dhe ka bërë kërkesë për shtyrje të seancës.

Gjykatësja Çanta shtoi se kësaj parashtrese i është bashkëngjitur si provë bileta e udhëtimit.

Meqenëse nuk kishte kushte për mbajtjen e gjykimit, seanca e radhës është caktuar për 18 maj 2023.

Gjykatësja Çanta njoftoi se për seancën e radhës, gjykata sërish do të lëshojë urdhëresë për verifikim adrese, më saktësisht plotësim të adresës që e posedon gjykata, e cila është lënë për të akuzuarin Pal Lekaj.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 1 qershor 2017 ka ngritur aktakuzë kundër Pal Lekajt, të cilin e ngarkon me veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 30 nëntor 2015, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të pengimit të punës së deputetëve, ka përdorur armën-gazin lotsjellës.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, për disa minuta është ndërprerë puna në Kuvend për shkak të kontaminimit të ambientit dhe se deputetët e të pranishmit e tjerë janë detyruar të largohen nga holli dhe salla e Kuvendit.

Me këtë, Lekaj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, par.2 të Kodit Penal, ku kryesi dënohet me gjobë deri në 10 mijë euro dhe me burgim prej një deri në 10 vjet.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika