Mungon sërish Sveçla, shtyhet seanca gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend

Seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi, është shtyrë për shkak të mungesës së ministrit.

Sveçla, i cili akuzohet bashkë me ta për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018, ka njoftuar Gjykatën përmes një emaili zyrtar lidhur me arsyet e mungesës së tij.

Gjyqtari Sabit Sadikaj ka bërë të ditur se pas marrjes së këtij njoftimi, seanca nuk do të zhvillohet dhe është shtyrë për një datë tjetër.

Sadikaj paralajmëroi se në rast se ndonjëra nga palët mungon në seancat e ardhshme pa arsye, ndaj tyre do të lëshohet urdhërarrest dhe do të caktohet masa e paraburgimit.

Në sallën e gjyqit sot ishin të pranishëm deputetët Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba, si dhe ish-deputetja Drita Millaku, të cilët po gjykohen për veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Kujtojmë se për këtë seancë ishte lëshuar urdhëresë më herët nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sjelljen me detyrim të Sveçlës, Zybës dhe Pacolli-Dalipit, pasi ata kishin munguar pa arsye në seancën e 16 shtatorit.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika