Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, u shpreh se është optimist se i kanë numrat për formimin e Qeverisë në seancën që pritet të nis nga ora 10:00.
Murati para gazetarëve tha se shpreson që deputetët të ushtrojnë mandatin e tyre në interesat e shtetit dhe besimin që u kanë dhënë qytetarët duke votuar për formimin e qeverisë, njofton Dukagjini.
“Sot është ditë tepër ditë e rëndësishme sepse kemi seancën për formimin e Qeverisë së re që është kulmimi i procesit zgjedhor të 9 shkurtit, kemi pas vonesa të mjaftueshme deri tani sidomos për shkak të Gjykatës Kushtetuese, besoj që deputetët të ushtrojnë mandatin në interesa të shtetit dhe besimin që u ka dhënë qytetarët”, deklaroi Murati.
