Murati: Para se VV-ja të hynte në garë, vjedhja e votave ndodhte në bastione të PDK-së

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës për manipulime të votave në Mitrovicë, duke thënë se PDK po kërkon “shfajësim për dështimin”.

Në një postim në Facebook, Murati ka deklaruar se pikërisht PDK-ja ka qenë përgjegjëse për “vjedhje industriale të votave” në të kaluarën, në periudhën kur Lëvizja Vetëvendosje ende nuk merrte pjesë në zgjedhje.

“Para se Vetëvendosje të futej në garë zgjedhore, zgjedhjet në Kosovë karakterizoheshin jo rrallë me vjedhje industriale të votave, e me vendvotime ku dalja ishte sa 120% e numrit të mundshëm të votuesve. Kjo ndodhte kryesisht në zona që njiheshin si bastione të PDK-së. Prandaj kur pikërisht PDK-ja tash bërtet “kapeni hajnin”, kjo akuzë në fakt është rrëfim për mëkatin e tyre njësoj sikurse mëkatari që rrëfehet për mëkatet që ka bërë”, ka shkruar Murati.

Ai ka ironizuar se partia që “dy herë brenda një muaji doli në shesh për të festuar humbjen”, tani po kërkon të shfajësohet për dështimin e vet.

Murati ka theksuar gjithashtu se zgjedhjet në Kosovë prej disa vitesh zhvillohen në mënyrë të lirë dhe të ndershme, duke marrë vlerësime pozitive edhe nga ndërkombëtarët.

Sipas tij, për këtë meritë të madhe ka kontribuar Lëvizja Vetëvendosje me komisionerët dhe vëzhguesit e saj që, siç tha ai, “kanë mbrojtur votën dhe integritetin e zgjedhjeve, qoftë edhe me trupat e tyre”.

“Këtë meritë tashmë na e kanë pranuar publikisht edhe kundërshtarët tanë politikë”, ka shkruar mes tjerash Murati.

PDK do të dorëzojë ankesë në PZAP për votat në Mitrovicë

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika