Murati pas reagimeve të Bajramit: Opozita s’dorëzohet në propagandën e tyre

Kundërpërgjigjes së deputetes nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami nuk i ka rezistuar Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, ky i fundit ka deklaruar se opozita po vazhdon me propagandën e saj duke dhënë shembuj që sipas tij, e vërtetojnë këtë.

“Mirëpo përsëri nuk dorëzohen në propagandën e tyre, sepse kur ua ofron argumentet e i demanton, ata e ndërrojnë temën. Faktin e rritjes së qarkullimit të bizneseve po mundohen ta zbehin duke thënë se rritja e qarkullimit po vjen si rezultat i inflacionit.

Por edhe kjo demantohet lehtësisht me fakte👇:

Mesatarja e inflacionit për 6 muajt e parë krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar, sipas ASK-së është 2.84%.

Kurse qarkullimi i bizneseve është rritur për 10.3%.

Po të ishte i saktë pretendimi se inflacioni po e rritë qarkullimin, atëherë as qarkullimi nuk do të rritej më shumë se 2.84%.

Por ja që qarkullimi i bizneseve është rritur 10.3%.”, ka shkruar Murati.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika