Murati: Po rrezikohen 90 milionë euro – opozita të reflektojë dhe ta mundësojë konstituimin e Kuvendit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se Kosova mund të humbasë 90 milionë euro nga Banka Botërore nëse marrëveshja nuk ratifikohet deri në shtator.

Ai ka bërë të ditur se kjo shumë me kamatë 0% është alokuar që nga maji i vitit të kaluar, por Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë për shkak se sipas tij, partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin.

“Ndërsa tash po e pamundësojnë edhe konstituimin e legjislaturës së re duke mos marrë fare pjesë në votim, duke prolonguar kështu ratifikimin e kësaj marrëveshjeje”, ka shtuar Murati.

Ai ka theksuar se mjetet mund t’i jepen një shteti tjetër nëse vazhdon bllokada politike.

Murati u ka bërë thirrje partive opozitare të reflektojnë dhe të lejojnë konstituimin e Kuvendit.

“Prandaj është jetike që opozita të reflektojë dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit, e pastaj edhe të votojë këtë marrëveshje. Inatet politike nuk do të duhej t’i kushtonin shtetit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika