Muriqi, nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Mallorca-s

Lojtari i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka nënshkruar kontratë te Mallorca deri në vitin 2026, në vlerë rreth 7.5 milionë euro

Vedat Muriqi

Futbollisti kosovar Vedat Muriqi rikthehet zyrtarisht në ishull, por këtë herë si lojtar në pronësi të skuadrës Mallorca.

Marrëveshja me Lazion është mbyllur për rreth 7.5 milionë fiks plus bonuset. Sulmuesin 28-vjeçar kjo kontratë do ta lidhë me ishullorët deri në vitin 2026, njofton SE12.

Ky është nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Mallorca-s, duke tejkaluar 7.2 milionë që ishin paguar më shumë se 20 vjet më parë për Samuel Eto’o.

Sulmuesi 28-vjeçar, i cili u huazua te Mallorca në pjesën e parë të sezonit të kaluar, kishte një performancë prej 4 gola e 3 asistime në 15 ndeshje të luajtura në La Liga.

Më këtë transferim, Mallorca ka arritur objektivin kryesor të saj këtë merkato.

Klubi belg Club Brigge ishte destinacioni i kosovarit, por pas një problemi në ekzaminimet mjekësore, belgët ndërprenë negociatat me Lazion.

Personat kyç për ketë transferim kanë qenë trajneri Javier Aguirrre, dhe vetë kosovari Vedat Muriqi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika