Murtezaj: Mospërfshirja ime në kryesinë e LDK-së ishte e shënjestruar, shpirti rugovian s’e duron këtë

Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, ka reaguar pas mospërfshirjes së tij në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, ka reaguar pas mospërfshirjes së tij në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se e njëjta nuk ishte aksidentale por “e shenjëstruar”.

Me anë të një postimi në Facebook, Murtezaj e quan sjellje të shëmtuar, duke shtuar se shkelja e normave demokratike nuk ka vend në Kosovë.

“Mospërfshirja në përbërjen e Kryesisë së LDK-së, nuk ishte aksidentale, ishte e shenjëstruar. Kjo sjellje e shëmtuar nuk i takon shpirtit dhe frymës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shpirti Rugovian nuk e duron këtë. Liria dhe Demokracia, respekti për mendimin e lirë (pa pasur pasoja), respektimi i rregulloreve, statutit dhe ligjeve, vlerësimi i profesionalizmit dhe etikës në punë, janë vlera më të rëndësishme në një organizatë bashkëkohore të kohës sonë”, shkroi ai.

Ai thekson se do të mbetet një zë që me vendosmëri i thotë mendimet e veta si njeri i lirë.

“Nga përvoja e di që nuk nuk mund t’i japësh dikujt atë çfarë nuk ka kapacitet ta pranojë, e kuptoj dhe kam empati për këtë përplasje të civilizimeve.  Por, jam i pakompromis për Kosovën evropiane, ku dinjiteti, liria dhe demokracia janë të vlera humaniste që ju takojnë të gjithëve.  Ndërgjegjja ime është humane, qëndron zgjuar, dhe nuk ka forcë a sjellje autokrate e despotike që mund ta shuajë.  Mentaliteti im nuk është korruptiv dhe shpirti im nuk është profiter. Nuk ik nga nata, se dua ta bëjë ditë. Unë jam i Kosovës, dhe këtu do të jem deri sa mali të bëhet hi, e hiri mal përsëri”, shtoi më tej Murtezaj.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika