Musa: Shumica e burrave në Kosovë i trajtojnë gratë si sende dhe jo si qenie njerëzore

Avokati, Skënder Musa ka thënë se shumica e meshkujve në Kosovë gratë po i trajtojnë si sende dhe jo si qenie njerëzore ndërsa ka shtuar se nëse ne do t'i trajtonin femrat njësoj sikur meshkujt atëherë rastet e dhunës dhe të vrasjeve nuk do të ndodhnin

Skënder Musa, Avokat

I ftuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, avokati Skënder Musa ka folur rreth rastit të fundit i cili ka ndodhur të premten e 25 nëntorit, ku një 70-vjeçar ka vrarë gruan e tij e cila ishte 63-vjeçare. Ai ka thënë se kjo dukuri që ka ndodhur është në rritje për faktin se shumica e burrave në Kosovë gratë po i trajtojnë si sende dhe jo si qenie njerëzore.

“Përderisa ne si shoqëri nuk i trajtojmë femrat njësoj si meshkujt edhe në shoqëri edhe në shtëpi, probleme të ngjashme do të ketë, gjithashtu pa u rregullu çështja e trashëgimisë për të gjitha femrat dhe pa u zhvesh nga një e drejtë sipërmarrësi që ia njohim vetvetes ne karshi me motrat dhe vajzat tona probleme të tilla do të ketë gjithmonë për shkak se shumica e burrave në Kosovë fatkeqësisht edhe në shekullin njëzetenjë po vazhdojnë t’i trajtojnë gratë si sende dhe jo si qenie njerëzore”, ka theksuar Musa.

Ndërsa ka shtuar se në gjykatat e Kosovës aktgjykimet në rastet kur gratë vriten janë me të lehta përveç dy rasteve, ndërsa kur gratë vrasin burrat atëherë aktgjykimi është shumë më i rëndë dhe kjo është tragjike dhe këtu ka pas elemente të vetë patriarkalizmit në gjykatat e Kosovës ku kohët e fundit janë ashpërsuar ekstrem dënimet jo vetëm për vrasjet por edhe për dhunë në familje madje për dhunë në familje asnjë person nuk kalon pa paraburgim.

“Për kundër faktit që janë ashpërsuar masat rastet janë duke u rritur, është një fenomen me ne shqiptarët sepse në të gjitha shtete tjera nëse ashpërsohen dënimet ndikojnë dhe zvogëlohen rastet dhe kjo është tragjike”, është shprehur Musa.

Ndërkaq Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grave të Kosovë, ka thënë se fushatën ndërkombëtare  “16 ditët e aktivizimit” po e nisim me një jetë më pak të një gruaje në Kosovë, gjë e cila shpërfaqë njëherë e mirë normat patriarkale dhe kulturore në të cilat gratë jetojnë në Kosovë dhe me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

Sipas saj institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e grave dhe vajzave në hapësira publike dhe private.

“Ne kur zgjohemi dhe shohim se si një grua është vrarë nga burri i tyre e shohim sesi institucionet tona dështojnë në mbrojtje të grave dhe vajzave tona qoftë në hapësira publike dhe qoftë në hapësira private, këtu vlen të përmendet dhe ceket se kohëve të fundit ka pasur shumë raportime të dhunimeve madje edhe dhunime në hapësira publike dhe kjo mjaftueshëm tregon se sa të sigurta jemi ne në Kosovë”, ka deklaruar Breznica.

Ndër të tjera ka thënë që gratë dhe vajzat janë të detyruara të jetojnë në ambiente abuzuese për shkak të normave të shoqërisë tonë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika