Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar qasjen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me aktgjykimet për konstituimin e Kuvendit.
Sipas tij, qëndrimet e Gjykatës kanë qenë afirmative dhe kanë synuar krijimin e institucioneve, duke i dhënë deputetëve mundësinë për të shfaqur vullnetin e tyre.
“Qasja e GJK në aktgjykimet e veta ka qenë afirmative, në kuptim që të krijohen institucionet. Jo me marrë vendimin e fundit që çka po ndodh, s’po krijohen, shkojmë në zgjedhje. Iu ka dhënë njerëzve mundsi, në këtë rast deputetët për ta shfaqur vullnetin e vet”, ka thënë Mushkolaj.