Mushkolaj: Pezullimi i grevës nga SBAShK-u, vetëm zgjidhje për të dalë nga situata

Për pezullimin e grevës nga SBAShK-u, analistët në emisionin "Debat Plus", kanë dhënë pikëpamjet e tyre, duke thënë se tërheqja e kësaj sindikate pa realizuar ndonjë kërkesë pas gjithë këtyre ditëve, është një gabim, sepse kjo situatë, sipas tyre, nuk sjell ndonjë risi

Analisti, Imer Mushkolaj në Debat Plus





Analisti Imer Mushkolaj sa i përket paralajmërimeve të SBAShK-ut për pezullim të grevës dhe që mësimi pritet të fillojë më tre tetor, ka thënë se ende nuk është realizuar ndonjë kërkesë e SBAShK-ut edhe pas këtyre javëve, prandaj ky vendim ka qenë vetëm si zgjidhje për të dalë nga situata.

“Pyetja legjitime që duhet të shtrohet është se a i realizoi kërkesat SBAShK-u edhe pas këtyre javëve, kjo është vetëm për të dalë nga situata që ishin”, ka thënë Mushkolaj.

Ai e ka cilësuar gjuhën e sindikatës si të rëndë, duke thënë se është mjerim e poshtërim të krahasohet qeveria aktuale me atë të regjimit të Millosheviqit.

Mushkolaj në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se po të ishte miratuar ligji për paga në muajin mars, atëherë ndryshe do të funksiononte tash situata me grevat.

Hoxha: Indikacionet e SBAShK-ut treguan që greva po thyhet

Ndërsa, Dibran Hoxha, aktivist i shoqërisë civile, për sindikatat ka thënë se nuk kanë parime, sepse po të kishin, nuk do të dorëzoheshin kaq lehtë.

“Do të dëshiroja që sindikatat të ishin më të forta përballë pushtetit”, gjersa ka shtuar se kërkesat duhet të jenë legjitime.

Ndër të tjera, Hoxha ka thënë se shkolla po shërben si institucion për socializim të fëmijëve e jo për mësimdhënie.

Gashi: Shumë mësimdhënës nuk e meritojnë vendin e punës

Astrit Gashi nga Gazeta Blic, i është prërgjigjur Hoxhës, duke i thënë se nëse shumica e mësimdhënësve janë analfabetë funksionalë, atëherë nxënësit nuk kanë çfarë të humbin.

“Ka dallim të madh të qenët analfabetë funksionalë dhe të mos qenët gatshëm për punë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, testi PISA tregon jo vetëm për problemet e mësimdhënësve dhe të nxënësve, por edhe edukimin në familje.

Ndër të tjera, Gashi ka thënë se nuk ka rëndësi kush ka fituar apo humbur në këtë mes, por ata eksponentë të qeverisë që po i gëzohen gjunjëzimit të sindikatës, tregon se sa e gatshme është qeveria të menaxhojë në kohë krizash.

Po ashtu, edhe analisti Dardan Gashi dhe analisti Ylli Hoxha kanë thënë se tërheqja e kësaj sindikate pa realizuar ndonjë kërkesë pas gjithë këtyre ditëve, është një gabim, sepse kjo situatë, sipas tyre, nuk sjell ndonjë risi.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika